Foto: Ilustrim

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte tentuar që të kryejë një vjedhje në një shtëpi private.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orët e mesnatës së ditës së djeshme.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka marrë vendim që të dyshuarit t`i caktohet masa e ndalimit prej 48-të orëve.

Por për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare nën mbikëqyrjen e Policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet.