Ilustrim

Arrestohet një i mitur, dyshohet për disa vjedhje të rënda kryesisht në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të mitur, i dyshuar për disa vjedhje të rënda, të paktën pesë raste.

Rastet dyshohet se kryesisht kanë ndodhur në zonën e Graçanicës.

Në njoftim është thënë se puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar pas marrjes së disa veprimeve operative, ku është arritur që të identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar.

I mituri është thënë se me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Tutje u tha se hetuesit e stacionit policor po vazhdojnë të kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.