Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Kaçanik

Nën dyshimin se ka dhunuar një grua, një burrë është arrestuar dje në orën 15:00, në Kaçanik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryejë marrëdhënie seksuale” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.