Arrestohet një i dyshuar në Istog për kanosje me armë

Një person është arrestuar në fshatin Banjë të Istogut, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një person tjetër.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në stacionin policor për 48 orë.

Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.