Ilustrim.

Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua

Një burrë nga Gjilani është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Ai dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua, shtetase të Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Domorovc të Gjilanit më 26 gusht 2022, rreth orës 23:30.

Tutje është thënë se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se rasti është nën hetime.