Ilustrim

Arrestohet në person në Ferizaj, dyshohet se kishte mbjellë kanabis në oborrin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zllatar në Ferizaj pasi i njëjti po dyshohet për posedim të narkotikëve.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë-1.96 gramë.

Në raportin policor bëhet e ditur se në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestuar dy bimë të vogla. Ndërkaq afër shtëpisë në një pjesë malore janë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë të llojit kanabis në gjatësi mbi 2 metra, një kartelë bankare, një telefon celular dhe para të gatshme 102.6 euro.

Policia thotë se pasi janë marrë mostrat e bimëve janë shkatërruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 01.07.2024.