Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për ngacmimin e një vajze përmes telefonit

Është arrestuar një person në Prizren me dyshimin që e ka ngacmuar një vajzë përmes rrjeteve sociale, njofton Policia e Kosovës.

Ajo e kishte raportuar rastin në mars të këtij viti ndërsa i dyshuari është arrestuar gjatë së mërkurës.

Me vendim të prokurorit, pas arrestimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.