Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan për dhunim.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar gjatë ditës së djeshme se një i dyshuar ka dhunuar viktimën.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, përderisa është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.