Foto: Ilustrim

Arrestohet gjilanasi nën dyshimin se dhunoi seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht dhe e ka dhunuar seksualisht një grua.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.