Policia e Kosovës

E mitura nga Kllokoti u dhunua dhe më pas lindi fëmijë, arrestohet i dyshuari nga Shqipëria

Një e mitur nga Kllokoti raportohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.

Vajza më pas ka mbetur shtatzënë dhe e ka lindur fëmijën në spitalin e Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin në Kllokot, më 22 maj rreth orës 01:10.

Tutje organet e rendit njoftojnë, se rastin e ka raportuar në Polici nëna e viktimës pasi që vajza e saj kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtëmartesor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari për veprën e dhunimit është dërguar në mbajtje.

Sipas PK, rasti është duke u hetuar.