Gruaja nga Shqipëria thotë se u ngacmua seksualisht në Kosovë

Një grua nga Shqipëria është ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë nga Kosova e ka sulmuar seksualisht.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor të këtij viti, rreth orës 19:00 në Restelicë të Dragashit.

Përderisa, raportimi nga viktima është bërë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se të dy palët janë intervistuar.

Tutje kanë thënë se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.