Foto: Ilustrim

Skenderaj, arrestohet pasi dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur

Një burrë nga Skenderaj është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

Rasti ishte raportuar në polici në muajin shtator.

Në raportin policor potencohet se viktima nuk ka pranuar të marr trajtim mjekësor, ndërsa prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.