E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht nga i dashuri i saj

Një djalë dyshohet se e ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Prishtinë të premten rreth orës 11:00.

Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si sulm seksual.