Ilustrim

Arrestohet djali pasi ushtroi dhunë psiqike ndaj babait

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të premten rreth orës 19:30.

Sipas Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.