Vrasja e 18 vjeçares, A. S. sillet në Gjykatën e Ferizajt

A. S., i cili po dyshohet se ka kontribuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për t`u ballafaquar me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari me inicialet A. S. dhe se dyshohet se i njëjti ka marrë pjesë në keqtrajtimin e viktimës.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që çuan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçares M. O.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D. K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.

Dosja e prokurorisë për rastin e vrasjes ë 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua për dy ditë radhazi deri në vdekje.

Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A. S.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares.

Të dielën një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ende është në arrati.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tha dje se shumë shpejt pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.

I dyshuari i arratisur, para disa kohësh e kishte sulmuar një polic të Kosovës