Qyteti i Ferizajt, FOTO KALLXO

Arrestohet amerikani në Ferizaj, dyshohet se e dogji dhomën e shtëpisë së kosovarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas amerikan në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se ia kishte vënë zjarrin një dhome të shtëpisë së një kosovari, dje në orët e paraditës.

Shtetasi amerikan sipas policisë ka probleme shëndetësore dhe dyshohet se është përdorues i narkotikëve.

Sipas organeve të rendit, për shkak të zjarrin janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.