Arrestohet Aleksandër Gjoka

Këngëtari Aleksandër Gjoka është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia e Tiranës nuk jep shumë detaje por informon se gjatë ditës së djeshme janë kapur 5 persona duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Kjo është hera e dytë ndër vite që Aleksandër Gjoka arrestohet pasi drejtoi mjetin në gjendje të dehur.

Po kështu policia informon se gjatë 24 orëve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e një 19 vjeçari pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare.

Ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim pasi kanë kryer dy vjedhje.

Sipas policisë të arrestuarit me inicialet “G. L., 46 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, me datë 21.04.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit V. B, dhe me datë 04.05.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit A. Ç.” oranews