Foto: Ilustrim

Arrestohen tre të mitur për grafite në muret e Shtëpisë së Kulturës

Tre të mitur janë arrestuar në fshatin Babimovc të Obiliqit, për nxitje të përçarjes.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuari janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që nga të njëjti është konfiskuar një sprej që dyshohet se janë shkruar griftet në muret e jashtme të objektit të Shtëpisë së Kulturës.

Pas intervistimit, në prani të prindërve, me venim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.