Ilustrim.

Arrestohen tre të mitur në Istog, sulmuan me thikë një person

Tre persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Istog, pasi që të njejtit dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë sulmuar me thikë një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar thikën, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.