Ilustrim

Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz

Dy shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës janë arrestuar në dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Trafikim me njerëz’.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, më 30 tetor rreth orës 11:30.

Të dyshuarve iu janë konfiskuar një veturë, 2,650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobil.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.