Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Arrestohen pesë persona në Malishevë, u rrahën mes vete

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Carravranë të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës ata dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete.

Si pasojë të lëndimeve trupore, një person është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga njëri prej tyre, Policia ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në procedurë hetimore.