Arrestohen katër burra për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra nën dyshimet për dhunë në familje.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë.

Ne tre raste viktimat janë gra.

Katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Siç thuhet në raportin policor, në Prishtinë dhe Gjakovë rastet kanë ndodhur më 24 gusht rreth orës 22:00, ndërsa rasti në Malishevë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 08:00.