Ilustrim

Arrestohen edhe dy persona në lidhje me rastin 'Karaçeva'

Ka vazhduar edhe sot aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e personave të përfshirë  në rastin Karaçeva.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë në lidhje me rastin “Karaçeva” për kontrabandë me mallra.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së sotme pasi që në ditën e aksionit policor ata nuk kishin qenë në shtëpitë e tyre.

“Të dyshuarit janë arrestuar në dyshimet se; në vazhdimësi gjatë periudhës kohore 2019-2020 janë marr me veprën penale “kontrabandimin i mallrave” nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ku për pasojë i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve prokurori kompetent ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

Më 18 shtator, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion në fshatin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë ku kishte arrestuar mbi 30 persona, ku 12 prej tyre kishin qenë policë të Kosovës.

Në këtë zonë janë shkatërruar disa objekte që dyshohet se është luajtur bixhoz, veprimtari e ndaluar me ligj në Kosovë.

Poashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe persona të tjerë të dyshuar për kontrabandë me mallra në këtë zonë kufitare.

LINK