Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për ngacmim seksual në Podujevë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje në Podujevë.

Ata po dyshohen se në periudhën korrik-gusht të këtij viti, kanë kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.