Arrestohen dy persona për vrasjen e plagosjen në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar deri më tani nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur në Vushtrri në orët e mbrëmjes.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se është konfiskuar edhe një armë.

“Hetimet janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse policore”- tha Zahiti për KALLXO.com.

Një person ka mbetur i vrarë e dy të tjerë janë plagosur në orët e mbrëmjes në kryqëzimin e rrugëve “Muhamet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

KALLXO.com raportoi se menjëherë pas marrjes së informacionit, edhe Prokurorja kujdestare e Prokurorisë në Mitrovicë ka dalë në vendin e ngjarjes.