Arrestohen dy persona për prostitucion në Prizren

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë dhe një grua, e cila është shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen.

Rasti i cili ka ndodhur në Prizren është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë.