Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshohen për disa vjedhje

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje.

Me anë të raportit ditor, policia ka njoftuar se arrestimi është bërë ditën e premtë të javës së kaluar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Pas arrestimit, është kryer edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfikuar disa prova materiale, si gjësende të ndryshme.

Të dyshuarit janë intrvistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje.