Ilustrim

Arrestohen dy burra, dyshohen për dhunim të një gruaje

Dy burra dyshohet se në bashkëveprim e kishin shfrytëzuar seksualisht një grua.

Rasti sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur në mars të vitit 2021 në Ferizaj.

Dy të dyshuarit janë vënë nën pranga gjatë ditës së djeshme. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “dhunim”.