Ilustrim

Arrestohen disa persona që shkaktuan dhunë në familje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje kishte raste të dhunës në disa familje kosovare në Komunën e Prishtinës, në Podujevës Suharekës e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona të dyshuar për dhunë në familje.

Prej tyre, një person është liruar në procedurë të rregull, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në mbajtje

Rastet e dhunës ishin sulm fizik ndaj motrës, sulm fizik ndaj nënës dhe kanosje verbale duke detyruar të dalin nga shtëpia gruaja dhe fëmijët.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, kosovare.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

Edhe në Podujevë është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht kishte kanosur verbalisht e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tije kosovare.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Arrestime kishte edhe në Suharekë, pasi një person në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

“Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Gjakovë është shoqëruar në stacionin policor një e dyshuar pasi e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, është thënë në raport.