Arrestohen aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci janë arrestuar sot në objektin e Fakultetit Filozofik të UP-së.

Në komunikatën e ORCA-së thuhet se aktivistët “u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”- thuhet në njoftim.

ORCA kanë thënë se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve.