Arrestohen 7 doganierë e një 1 polic

Një aksion i përbashkët i Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale ka rezultuar me të paktën 8 persona, zyrtarë publikë të arrestuar.

KALLXO.com merr vesh se një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe 7 zyrtarë të Doganës së Kosovës janë arrestuar sot gjatë ditës në lokacione të ndryshme.

Siç merr vesh KALLXO.com, të gjithë zyrtarët e arrestuar kanë qenë duke punuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ndërsa arrestimi i tyre është bërë në vende të ndryshme.