Ilustrim

Arrestohen 2 persona, dyshohen për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Ferizaj.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu edhe në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur me datë 4 maj ndërsa i dyshuari është arrestuar më 5 maj rreth orës 07:00

I dyshuari është shtetas i Nigerisë.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.