Arrestim për bixhoz në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:50, pasi që i njëjti ishte duke punuar në një bastore.

Policia tutje ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore, 31 tiketa të basteve, dhe 56 euro e 90 cent para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast, pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.