Arrest për fajde në Prishtinë, i dyshuari kërkoi 30% kamatë për 132 mijë eurot e dhëna

Një person është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për fajde.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se i dyshuari i kishte dhënë fajde viktimës në vlerë prej 132,500 euro dhe më pas i ka kërkuar që ajo t’i kthejë me kamatë prej 30% prej 2 vitesh.

“Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 132,500.00 €uro, për ti  kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 172.250 €uro, gjithsej 39,750 Euro si fitim jo-proporcional, gjë të cilën dyshohet se e ka realizuar viktima në etapa të ndryshme kohore gjatë një periudhe dy vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje është bërë e ditur se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën është realizuar  bastisja në vendbanimin e të dyshuarit  në tri banesa, me ç ‘rast janë konfiskuar si dëshmi 20,300.00 €uro (36×500 Euro, 5×200 Euro dhe 13×100 Euro), para të gatshme dhe prova materiale/dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese të raportit.

Policia po ashtu tha se Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Policia ka theksuar

në fund se në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.