Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arbërie Nagavci pritet ta drejtojë Ministrinë e Arsimit në 'Qeverinë Kurti 2'

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është në bisedime me listën e Vjosa Osmanit për të kompletuar kabinetin e ri qeveritar.

KALLXO.com nga burime brenda kësaj partie mëson se Ministria e Arsimit pritet të drejtohet nga Arbërie Nagavci.

Nagavci në legjislaturën e kaluar ka qenë nënkryetare e Kuvendit, ndërsa nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë.

KALLXO.com ka provuar të marrë një prononcim nga Nagavci, mirëpo e njëjta ka qenë e pa qasshme përmes telefonit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë në listë të përbashkët me iniciativën ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit, duke u renditur e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,280%.

Kjo parti pritet të formoj edhe qeverinë e re. Nga marrëveshja pritet që Vjosa Osmani të marrë postin e presidentes, Albin Kurti atë të kryeministrit, ndërsa Glauk Konjufca të kryeparlamentarit.