Arben Gashi: Vetëm unë flas këtu në emër të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dhe ai i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, janë përplasur për shkak të propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni që koalicioni të vazhdojë.

Ministri Quni tha se do të angazhohej personalisht të bindte deputetët për tërheqjen e mocionit nëse kryeministri Kurti tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe lidhur me çështjen e tarifës siç po kërkonte partia e tij, LDK.

Arben Gashi ndërhyri e tha se ne emër të LDK-së flet vetëm ai.

“Është e vërtetë që Quni e pat si ide personale, por këtu e kemi një refuzim. Për ty edhe për të gjithë këtu, vetëm unë jam i autorizuar të flas në emër të LDK-së. Vjosa është kryetare e Kuvendit, është përtej LDK-së. Në emër të LDK-së flas unë. Ajo që thatë ju është që duhet të deklarohemi për votë kundër, e unë ju them së për votë do të veprojmë në fund”, tha Gashi.