Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Anulimi i mbledhjes së përbashkët nga Edi Rama, reagojnë nga Qeveria e Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se anulimi i mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë është anuluar në mënyrë të njëanshme.

“Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”- ka thënë Kryeziu për KALLXO.com.

Tutje, ai ka shtuar se “Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës”.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme” – ka thënë Kryeziu për KALLXO.com

Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar pjesëmarrjen e kabinetit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë në orën 10:00 të mëngjesit.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar” – ka thënë fillimisht kryeministri Rama.

“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit të takohemi nesër në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht em ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, për të diskutuar për këtë situatë.

Edi Rama anulon mbledhjen mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë