FOTO - Ambasada SHBA-së në Kosovë

Amerikanët kërkojnë kujdes në gjykimin e deklaratave rreth ‘Masakrës së Reçakut’

Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar kujdes në gjykimet në lidhje me deklaratat që jepe për Masakrën e Reçakut.

Me anë të një deklarate për media, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se “paralajmërojmë ndaj ndjekjes selektive të fjaës në bazë të orientimit politik ose komunitetit”.

“Retorika nxitëse dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Ne gjithashtu paralajmërojmë ndaj ndjekjes selektive të fjalës në bazë të orientimit politik ose komunitetit. Liria e fjalës ka qenë prej kohësh një parim themelor i demokracisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Tutje ambasada në deklaratën e saj ka treguar se sa e rëndësishme është që Kosova e Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqëndrojnë energjitë e tyre mbi të armdhmen duke normalizuar mardhëniet.

“Ngjarjet e kësaj jave paraqesin një kujtesë tjetër se sa e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqendrojnë energjitë e tyre mbi të ardhmen duke normalizuar marrëdhëniet”, ka deklaruara ambasada amerikane.

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Gjykata në Prishtinë e kishte dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Todosijeviq është dënuar për mohim të Masakrës së Reçakut.

Vuqiq e ka quajtur trillim maskrën e Reçakut duke thënë se dënimi i tij është i frikshëm.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë e përsëris tani – krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Ëalker, një mashtures”, tha Vuçiq para gazetarëve, raportoi b92.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

Në lidhje me këto deklarata të Presidentit Vuqiq pati reagime të shumta të cilat mund ti lexoni në këtë LINK.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

.