Ambasadori Kosnett thotë se ka pasur diskutim të gjerë dhe produktiv me kryeministrin Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, thotë se ka pasur diskutim të gjerë dhe produktiv me kryeministrin Albin Kurti dhe Matt Palmer nga Departamenti i Shtetit.

Kosnett në rrjetin Twitter shtoi se dialogu i udhëhequr nga BE mbetet proces esencial për suksesin ekononmik dhe Integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“Diskutim i gjerë dhe produktiv me Kryeministrin Albin Kurti dhe Matt Palmer nga departamenti  shtetit mbrëmjen e kaluar. Dialogu i udhëhequr nga BE mbetet esencial për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimet euro-atlantike,” ka shkruar Kosnett.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton sot në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

Kurti sot në Bruksel