
Nicholas Abbott, Alban Hyseni
Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Gjilanin, takohet me kryetarin Alban Hyseni
30.8.2023 - 21:30
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka vizituar qytetin e Gjilanit ku edhe ka takuar kryetarin Alban Hyseni si dhe partitë opozitare.
Përmes një shkrimi, Abbott u shpreh se shumë punë që ndikojnë në jetën e qytetarëve ndodhin në nivelin lokal.
Ai po ashtu potencoi se pati mundësi të mësoj edhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe arkeologjike të rajonit të Gjilanit.
“Pjesa më e madhe e punës që prek jetën e përditshme të njerëzve ndodh në nivel lokal. Kështu që ishte shumë e dobishme të vizitoja Gjilanin sot për të dëgjuar edhe nga kryetari Alban Hyseni për progresin e tij në reforma, por edhe nga partitë opozitare në kuvendin komunal”- ka shkruar Abbott.