FOTO: Nicholas Abbott, Twitter

Ambasadori britanik bëri homazhe te memoriali në Krushë të Madhe

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe para memorialit në Krushë të Madhe.

Ai në rrjetin Twitter tha se ky veprim erdhi pasi në këtë datë Britania kujton të gjithë personat që kanë vdekur në konflikte.

“Sot njerëzit në Britani të Madhe kujtojnë të gjithë ata që kanë vdekur në konflikte. Në këtë ditë të kujtimit, unë bëra nderime para memorialit në Krushë të Madhe. Ne nuk duhet të harrojmë humbjen dhe sakrificën e shumë personave”, është shprehur Abbott.