Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Republika e Kosovës ka presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta. Ajo është Vjosa Osmani.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

11 vota ishin të pavlefshme.

Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.

Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua nga pozitat udhëheqëse në këtë parti.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje.