Ambasada e Kosovës në Vjenë lut qytetarët kosovarë të qëndrojnë në vende të sigurta

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka udhëzuar shtetasit e kosovarë si duhet të veprojnë pas të shtënave me armë në Vjenë.

Ambasada ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në vende të sigurta.

“Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta. Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka kërkuar që  ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon:  +43 676 7861865

Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e përleshjeve me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Redaktori i të përditshmes Falter ka thënë se një person është vrarë, teksa ka cituar Ministrinë e Brendshme, e cila nuk ka qenë e qasshme për koment, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

E përditshmja Kronen Zeitung ka raportuar se një sinagogë është sulmuar.

Ajo dhe disa media tjera kanë thënë se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në zonën afër sheshit Schwedenplatz.