Alea dhe Amar, emrat më të shpeshtë të 2019-tës

Katër emra që fillojnë me shkronjën A, janë zgjedhja e shumë prindërve të rinj për fëmijët e tyre që lindën më 2019.

Sipas Agjencisë së Statistikave në vitin që shkoi, lindën 21 mijë e 899 fëmijë duke shënuar kështu një rënie në raport me vitin 2018.

Sipas statistikave  Amar dhe Alea janë  emrat që më së shumti iu vendosën fëmijëve të lindur

Emri Alea iu vendos 131 fëmijëve të lindur ndërsa Amar u emëruan 132 fëmijë.

Të dytët me radhë për nga popullaritetit ishin emrat Ajla, me të cilën u emëruan 129 fëmijë ndërsa 129 fëmijë të tjerë u emëruan Ajan.

Në vitin 2019, sipas ASK, shtatë nëna lindën trinjakë dhe 297 nëna kanë lindur binjakë.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura përmes publikimit të raportit të publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019.