Albin Kurti thotë se nuk e shkarkoi Veliun për çështje personale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën për media para gazetarëve tha se Agim Veliun nuk e ka shkarkuar për çështje personale, por se si kryeministër nuk mund të toleronte deklarata të tilla nga një ministër.

“Së pari ish-minsitri më ka kritikuar mu edhe përpara, kurrë nuk jam hidhëruear e as kritikuar, edhe gjatë zgjedhjeve e krejt, le të thotë për mua çka do, por nuk mundesh në mesnatë të përgjigjesh për iniciativën e presidentit, gjë që nuk has në përgjegjësi të presidentit. Por të  thoshte ish-ministri se nuk ka qenë i kënaqur me vendimet e mia kurrë nuk do të merrja një vendim për shkarkimin e tij”, tha Kurti në konferencë.

Ai tha se nuk ka asgjë më të jashtëzakonshme se sa shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Prandaj unë si qytetar si aktivist mbase mund të toleroj por si kryeministër nuk mund të toleroj as të falë një veprim të tillë, sepse kur flet ai që është në ekzekutiv fjala është vepër”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 mars 2020

.