Takimi Thaçi - Kurti më 6 janar 2020. Foto: KALLXO.com

Albin Kurti sot pritet të takohet me Hashim Thaçin

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar sot para mediave se në ora 15:00 do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

“Do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”, tha Kurti shkurtimisht para gazetarëve.

Para disa ditësh, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës tha se ka një marrëveshje sekrete mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

E në lidhje më këtë kishte pasur një reagim të ashpër të presidentit Hashim Thaçi, që e kishte quajtur Kurtin, anti-amerika e të pa dinjitet.

Hashim Thaçi për Albin Kurtin: I padinjitet, qesharak, kundër Amerikës