Albin Kurti Pa Fjalë Pas Mbledhjes së Kryesisë
10.1.2018 - 18:31
Pas tri orësh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Në fund deputeti Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sqarim para gazetarëve rreth diskutimeve në kryesi.
I vetmi që ka folur ka qenë Ismajl Kurteshi i cili nuk ka dhënë detaje të shumta për ato çka është biseduar në këtë takim
“Kryesia ka marrë këto vendime, përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV dhe kemi mirëpritur kthimin e Albulena Haxhiut në kryesi” ka thënë Kurteshi
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Nga selia është larguar deputeti Albin Kurti ndërsa është rikthyer Glauk Konjufca i cili ka thënë se është aty për të pritur një delegacion të ndërkombëtarëve.
.