Foto: Policia e Kosovës

Alarm për bomba në disa shkolla të rajonit të Gjilanit - PAMJE

Në disa shkolla të rajonit të Gjilanit është dhënë një alarm për bomba gjatë ditës së sotme. Por, Policia e Kosovës nga kontrollet e bëra në 6 lokacione nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

”Nga 6 lokacione që i kemi kontrolluar deri tani nuk ka asgjë. Nga orët e hershme të mëngjesit, Policia ka pranuar informacioni nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut  dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes)”,ka thënë Hashani për KALLXO.com.