Aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin seksual të një vajze të mitur

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër nj personi me inicialet E. K., për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Prokuroria njofton se më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Sipas Prokurorisë, nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.