Ilustrim

Aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parave në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar, A. B. dhe K. N., për falsifikim të parave.

Prokuroria njofton se i pandehuri A. B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara, me qëllim duke shitur me çmim më të lirë monedha nga 100 euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N.

“Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 Euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitë këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje njoftimi thotë se nga patrullimet e kryera policore, të pandehurit A. B., i  janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, për dorjes dhe shitjes së tyre, edhe pse në dijeni se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

“Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, vë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim parat të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 Euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon të i shet tek i mituri tjetër B.P”, thuhet më tej.

Prokuroria thotë se i dyshuari mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim për të vërtetë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit A.B., dhe K.N., të dënohen sipas ligjit për veprën penale.